Kadare ka lindur me 1936 ne Gjirokastër. Eshte autor i shume romaneve nje pjese e te cileve kane fituar çmime. Kadare eshte nje nga zerat me te spikatur te letërsisë shqipe qe ka siguruar njohjen e zhvillimeve letrare shqipe ne bote. Ka kryer studimet e larta ne Moske, ku edhe ka realizuar një tregim te shkurtër ne fletoren e tij, mbi të cilin ka ngritur me vone subjektin e romanit “Keshtjella”. Keshtjella eshte veper e Ismail Kadarese e botuar me 1970 ne Tirane.
Motivet, shtrirja kohore dhe simbolikat
Titulli zyrtar dhe perfundimtar i vepres ështe “Rrethimi”. Titulli fillestar ka qenë “Daullet e shiut”. Me qëllim per te theksuar pranine shqiptare ne veper u propozua titulli “Keshtjella”, i cili merr dhe kuptime simbolike.
Tema e vepres eshte marre nga lufta midis shqiptareve dhe osmaneve ne shek.XV, ne menyre me specifike, nga rrethimi i pare i Krujes. Ne liber zene një vend te veçantë edhe ceshtjet qe ngrihen prej fushates per pushtimin e Ballkanit nga ana politike dhe demografike. Gjithashtu, nje tjeter çeshtje qe preket eshte dhe ajo e komploteve brenda kampit turk, madje dhe qeverise osmane. Ky eshte dhe konkluzioni qe mund te jepet nga ngjarjet kryesore (pemrmendim ketu kendveshtrimin e kryeveqilharxhit dhe kronistit Mevla Celebia, qe besojne në marrëdheniet paqesore mes ushtrive dhe dyshojne te Porte e Lartë).
Motive te tjera lidhen me: qëndresen heroike te ushtrise shqiptare, raportet e mirebesimit dhe mbeshteja e ushtareve thirrjeve te komandanteve te ushtrive shqiptare, solidariteti mes ushtrisë e popullit, etj. Te gjitha keio krijojne kontraste mes dy ushtrive armike, ne perputhje me frymen e kohes.
Mesazhet lidhen me qendresen e popullit shqiptar ne luftën me turqit, por simbolika shkon edhe më tej ne konkluzionin se popujt liridashes janë fitues te luftes se tyre te drejte, sado e madhe dhe e forte te jete ushtria armike.
Shiu shenon fillimin dhe fundin e romanit, tipike ne veprat e Kadarese qe shmangen ne histori me qëllim historizimin e aktualitetit (aktualizimin e historise). Shiu dhe terreni i veshtire jane kurthe per armikun. Interpretim: Prezenca e shiut “ben te mundur te pamundurën”, meqe elementi lengshem (uji, shiu, lofi) ringiall te vdekurit ne baladat dhe mitet e huaja e shqiptare (Kush e solli Doruntinén).
Ne vepër hasen keto koncepte: Koha dhe hapësira; jeta dhe vdelja; realja dhe mitkja. Rrefen historine e nje rrethimi ne Shqiperine e shek XV. Nje rrethues X, rrethon nje keshtjelle qe mbrohet nga te ngujuarit Y. Vepra nuk përmban të dhena kronologjike qe do te lehtesonin perqasjen me nje rrethim historik. Megjithate natyrshem lexuesit i pershfaqet rrethimi i Krujës dhe jo i Shkodres se 1478 për shembull. Kjo per shkak te permendjes se emrit Kastriot, i cili na ben vetvetiu t’i hedhim syte nga epoka e Skenderbeut duke perfytyruar keshtu kohen per te cilen po flitet ne veper. Heroi yne Kombetar Gjergi Kastrioti, nuk eshte ne radhen e te ngujuarve ne keshtjelle, ai eshte jashtë skenes se rrethimit.
Me kete mungese te personazhit kryesor, Kadareja ka dashur te tregoje se Shqiperia e izoluar, e pushtuar, jo-liberale, e kushtezuar, jo e lire ka qene e tille prej “deshires”, paftesise se saj dhe jo prej egos se Perandorise Osmane apo pushtuesve te tjere.
Fabula dhe subjekti
Vepra pasqyron rrethimin e nje keshtjelle shqiptare nga trupat turke me ne krye
Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha.
Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha.
Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth keshtjellës. Hapesira aty shndërrohet ne një kamp me plot tenda, reparte e pajisje te tjera. Ushtria, ne fillim ben perpjekje qe t’i bindë keshtjellaret te dorezoheshin. Mirepo, meqe kjo perpjekje deshton, ne Keshillin e saj te luftes kjo ushtri ben organizimin dhe planet qe qëllimi ta arrijë me luftë. Nje tjeter këndveshtrin eshte ai i kryeveqilharxhit dhe ai i kronistit Mevla Celebia, ata besojne se në vend të luftes, marredheniet paqesore do të ishin në simbioze teper fitimprurese dhe njekohesisht, keta individe vene ne dyshim ndershmerine e Portes se Larte.
Sulmet e ushtrise vazhdimisht hasin ne rezistence te madhe te kështjellareve. Perveç te tjerash, ata mbrohen edhe me rreshire te vale te cilën ua hedhin ushtareve turq, nga te cilet me mijëra mbesin te vrare.
Që ne sulmin e pare verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marre persipër ta perjetesoje ne vargje ekspediten turke. Te pasuksesshme dolen planet e shumta, bisedat e pafund te Keshillit te luftes, konsultimet e njerëzve te ditur si oficere ushtarake, astrologe, mjeke (Siri Selimi) e te tjere. Nuk bejne pune as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e pěr djegien e fshatrave, as hapja e germojës (tunelit) qe ne Kështjelle te thyhej nga poshtě. Pikerisht kur germoja arrin nen keshtjelle, käshtjellarêt e rrenojne, duke varrosur aty pērnjëherësh shumě xhenierě qe kishin punuar per hapjen e saj, etj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkaterrues, i cili ne vend se te godase keshtjellen godet turmen e jeniçereve. Pastaj lloj e loj perpjekiesh si: per ti helmuar permes mínjve, per ta gjetur ujesjellesin permes kalit te etur, ne menyre qe uji te mbaronte dhe ata te dorezoheshin. Te gjitha keto deshtojne.
Sulmi i fundit ku merr pjese tere ushtrua turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgenjyer merr helmin dhe vret veten, Ne kete menyre merr fund ekspedita turke dhe ushtaret terhiqen.
Analiza e personazheve
Vranakonti – Një udheheqes i shkuar ne moshe deri diku, por me vrullin e një djaloshi. Ai organizon ne menyre fantastike mbrojtjen e kështjellareve dhe eshte korrekt ne marredheniet me botën jashte keshijelles (Skenderbeun dhe te tjerët që kane kampin ne male). Gjithashtu, ndonese trim, ai eshtë edhe shume i arsyeshem dhe njekohesisht besimtar.
Ugurlu Tursun Tunxhasllan Ser Ollgunsoj – Kryekomandanti i fushatesseosmaneve. Njeri me karriere të pasur, por te vene ne rrezik kohet e fundit prej armiqve, por dhe prej moshes se shkuar. Ai kërkon te nenshtrojë kalane e Krujes që te zgjerohen kufije e perandorist dhe nga ana tjeter te arrije majat e karrieres ose, ne rast dështimi, per të do te ishte fundi. Njeri skllav i emocioneve dhe shume i pamatur, me një shpirt të lig, por gjate romanit, ai peson disa ndryshime. Prapëseprape, duhet cilesuar se ai eshte edhe shume gejfi, aq sa merr haremin ne lufte me vete. Po te flasim për anen pozitive, ai kishte nxjerre shume mesime te vlefshme nga pervoja.
Mevla Celebia– Kronikani i luftes. Njeri me shpirt poeti, në pritje te nje mundesie per tu shquar. Eshte i zoti ne punen e tij dhe tepër i sjellshëm. Fatkeqësisht, atij i ka hyre krimbi i smires dhe eshte shume frikacak per te kerkuar te verteten kur ajo eshte e rrezikshme apo kur vjen me nje kosto te larte. Nuk gezon ndonje intelekt te vecantš. Ai miqesohet ne roman sidomos me kryeveqilharxhin, astrologun e pare, poetin dhe nje jenicer.
Plaku Tavxha – Prijësi i jeniçerëve. Njeri i moshuar, me deformim fizik (gjymtyre te shkurtra). Eshtë shume fodull dhe gjithmone ne kerkim te lutfes, i etur per giak dhe espak i ndjeshëm per te tjerët. Njeri që sheh vetem interesin e tij dhe cilesohet ne roman “ujk i vjetër lute”.
Kara- Mukbili – Prijes i azapeve, njeri i hijshëm ne pamje dhe ne sjellje. Ai eshte teper i ndjeshem per mireqenien e ushtareve te tij, nuk i duron padrejtesite dhe mendon shume per te tjerët. Eshte shume mirenjohës dhe i vlereson ne maksimum njerezit.
Arkitekt Kauri – Arkitet i zoti ne rrethimet e keshtjellave. Njeri me fe te ndryshuar, ndaj nuk shihej me sy te mire. Ai flet ne menyrë te çuditshme dhe acaruese turgishten dhe nuk ka asnje qime ne fyryre, ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij. Teper flegmatik, ciesi per t’u shenuar. Ai eshte burgosur tri here dhe perseri ka dale jashte. Arkitekt Kauri angazhohet ne ndertimin e nje tuneli (qe shembet me pas) dhe ne gjetjen e ujesjellesit (qe del i rremq). Krijon shume kundershtare ne Këshillin e Luftes.
Sadedini – Poet. Qejfli i pijes, njeri i zoti ne ate qe bën. Verbohet ne sulmin e pare dhe e krahasojne me Homerin. Nuk i pelqen emri, deshiron ta kete Saperkan Tok Kellec (Saperkan = gjakashper).
Saruxhai – Usta që meret me derdhjen e topave. Njeri i punes. Ai krijon topa te medhenj e te fuqishem. E vlerëson dhe e çmon shume ndihmësin e tij (nuk e njeh smirën). Lidhet ne miqësi me kryevegilharxhin. Ai perbuz fenë dhe astrologet. Eshts shume i ndjeshěm kur kryhen padrejtei. Ka merak tr veçante per shendetin.
Kryeveqilharxhi – Ai kujdeset pěr administrimin e rezervave te ushtrise. Eshte tepër i pandjeshëm ndaj jetës se ushtareve dhe shqetësohet vetem per rezervat. Ze shume miqesi dhe i kundervihet njerezve te fese. E shfrytezon deri ne fund autoritetin. Ne të vertetě ai eshte i derguar i sulltanit per te deshifruar misteret e betejes se fushe Kosoves (gjashtedhjete vjet perpara kohes kur zhvillohen ngjarjet e romanit). Ai mendon se me popujt e Ballkanit duhet jetuar ne
marrëdhënie te mira per te siguruar aleancen që sipas tij ishte një alcance e pathyeshme.
marrëdhënie te mira per te siguruar aleancen që sipas tij ishte një alcance e pathyeshme.
Tuz Okcan – Jeniçer i thjeshtě, ushtar i nje rangu te respektuar deri diku. Ai ka aftesi ne artin e luftës. Mbi tê githa ai ka nje zemer fisnike (shpeton dhe i del ne mbrojtje te Sadedinit kur ai verbohet). Ai eshte i disiplinuar dhe mendon se prej ksaj mund te humbasë shumë kenaqesi te jetës. Ne fund vdes prej kafshimit te një miu te helmuar.
Exher – Një nga vajzat e haremit. Mbetet shtatzene qe në naten e pare te fushimit. Ajo eshte me e reja dhe me e llastuara e haremit. As ajo vetë nuk e di sa vjeç eshte. Exher ka një mendje naive dhe zemer te pafajshme e te ndjeshme, gjë që duket ne raportet me shoqet.
Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Olgunsoj, per asnjë tjetěr nuk mund te jemi te sigurt per ekzistencen nga ana historike. Sidoqofte, emrat e zgjedhur nga autori mund te mos jenë reale por persona qe kanë bere ne te vertete punën qe kryejnë personazhet ně libër, sigurisht qe kane ekzistuar.
Personazhet ne vetvete përmbledhin nje mase me te gjere njerezish:
– Exheri perfaqeson nje harem te tëre;
– Tuz Okcani ushtarin turk ne pergjithesi;
– Mevla Çelebia, Kara-Mukbili, plaku Tavxha, Arkiteki Kauri, Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi janë tere individët qe i qendruan në krah Ugurlu Tursun Tunxhasllen Sert Ollgun, por qe s’jane pëmendur ne kronikat e kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat.
– Exheri perfaqeson nje harem te tëre;
– Tuz Okcani ushtarin turk ne pergjithesi;
– Mevla Çelebia, Kara-Mukbili, plaku Tavxha, Arkiteki Kauri, Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi janë tere individët qe i qendruan në krah Ugurlu Tursun Tunxhasllen Sert Ollgun, por qe s’jane pëmendur ne kronikat e kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat.
Teknikat e shkrimit
- Titulli vepres ështE simbolik. Ai simbolizon qendresën e popullit shqiptar kundrejt synimeve te armiqve te te giitha koherave)
- Teknikat e refimit dhe pershkrimit synojne formen moderne te paraqitjes. Detajohen ambientet, situatat, portretet fizike e morale ne funksion te karakterizimit dhe pergjithesimit.
- Ka analiza te thella psikologjike për t motivuar zhvillimin e fatit të personazheve dhe ngjarjes. (synimi per kështjellen shpesh sjell imazhet e nje gruaje ne sytë e kryekomandantit turk)
- Subjekti ndjek linjen lineare por shpesh ka nderkallje imazhesh permes digresioneve qe gjallerojne zhvillimin e analizes psikologjike te personazheve.
- Krahasimet e metaforat e grotesku e sundojne vepren, por nuk mungojne edhe figura te tjera letrare.
- Heroi kryesor i vepres eshte populli.
- Kompozicioni i vepres realizohet ne perballjen mes dy kampeve kundërshtare, ku secili kamp pershkruhet ne menyre te tille qe ballafaqon kontrastet e frkishme mes tyre.
Keshtjella – Ismail Kadare, Analiza e vepres!
Reviewed by adm1n
on
November 11, 2018
Rating:
No comments: